Politika e cookies
Cilat cookies përdorim, pse, dhe si e ndryshon zgjedhjen.
Përditësuar së fundmi: 2026-10-11
Ky dokument është në rishikim ligjor para nisjes komerciale.
Cookies të nevojshme
Këto përdoren gjithmonë, sepse pa to faqja nuk funksionon. Nuk kërkojnë pëlqim:
- cookie sesioni — të mban të kyçur ndërsa shfleton,
- cookie sigurie (CSRF) — mbron formularët nga keqpërdorimi nga faqe të treta,
- zgjedhja jote për cookies — ruhet në shfletuesin tënd që të mos të pyesim në çdo faqe,
- preferenca bazë të ndërfaqes.
Statistikat — vetëm me pëlqimin tënd
Nëse e pranon, përdorim Google Analytics (ofruar nga Google Ireland Limited) për të kuptuar si përdoret faqja: cilat faqe shikohen, nga çfarë pajisjeje, nga cili shtet dhe për sa kohë. Para se ta pranosh, faqja nuk e ngarkon fare Google Analytics dhe nuk i dërgon asnjë të dhënë Google-it.
- cookies: _ga dhe _ga_<ID>, me afat deri në 2 vjet,
- statistikat nuk lidhen me llogarinë tënde, ofertat apo porositë,
- sinjalet e Google për reklama dhe personalizimin e reklamave janë të çaktivizuara,
- Google mund t'i përpunojë të dhënat edhe jashtë BE-së, përfshirë SHBA-në, sipas kuadrit EU–US Data Privacy Framework.
Çfarë nuk përdorim
Nuk përdorim cookies reklamimi dhe as gjurmim ndër-faqësh për profilizim. Nëse kjo ndryshon, politika do të përditësohet dhe do të kërkohet pëlqimi aty ku ligji e kërkon.
Si e ndryshon zgjedhjen
Zgjedhjen mund ta ndryshosh kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të çdo faqeje. Kur e tërheq pëlqimin, Google Analytics ndalet menjëherë dhe cookies e tij fshihen nga shfletuesi yt.
Mund t'i fshish ose bllokosh cookies edhe nga cilësimet e shfletuesit. Bllokimi i cookies të sesionit e bën të pamundur kyçjen dhe ofertimin.